Aaron Ramsey ka nënshkruar parakontratë me Juventusit dhe do të bëhet futbollisti britanik më i paguar në histori me 400.000 funte (456.250 euro) në javë – shkruan BBC.
Sipas gazetarit të BBC Sport, David Ornstein, gjatë muajit janar, mesfushori iu është nënshtruar dy herë ekzaminimeve mjekësore dhe të hënën (11 shkurt) e ka nënshkruar kontratën, e cila do ta mbajë te Zonja e Vjetër për katër sezonet e ardhshme.
Në këtë mënyrë, 28-vjeçari do ta tejkalojë bashkëkombësin uellsian, Gareth Bale, duke u bërë futbollisti më i paguar nga Britania e Madhe.
Ramsey pritet të bëhet zyrtarisht lojtar i Juventusit më 1 korrik kur do t’i skadojë kontrata me Arsenalit.
Në ndërkohë, gazetari italian, Gabriele Marcotti, thotë se shuma prej 400.000 funtesh në javë është bruto, ashtu që pas tatimeve, mesfushori do të paguhet 250.000 funte (285.190 euro) neto në javë.
Sipas Marcottit, përfitimet vjetore të lojtarit në pritje të Bianconerëve do të jenë rreth 7.5 milionë euro.
BBC reporting that Aaron Ramsey will earn £400k/week basic salary at Juventus. Been told it's actually around €7.5m net which works out to £250k/week.
As ever, can only go with what I'm told, but £250k/week sounds a hell of a lot more plausible. (If still rather high…)— Gabriele Marcotti (@Marcotti) February 11, 2019
Futbollisti nga Uellsi është lojtar i Arsenalit që nga viti 2008, kur ishte transferuar nga Cardiff City. Në dy raste, ai ka qenë i huazuar, te Nottingham Forest (2010) dhe te Cardiff (2011). /Telegrafi/