Telegrafi

Juve shpreson për tri pikë të tjera ndaj Maccabit – formacionet zyrtare

Juventusi duhet të arkëtojë pikët të plota ndaj Maccabi Haifas në Sammy Ofer Stadium për të shpresuar për një vend në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër ka arkëtuar vetëm tri pikë nga tri ndeshjet e para në Grupin H dhe luan vetëm për fitore në këtë sfidë.

Trajnerët Barak Bakhar dhe Massimiliano Allegri i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Maccabi Haifas: Cohen; Sundgren, Batubinsika, Goldberg, Cornud; Mohamed, Lavi, Chery; Pierrot, Atzili, David.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Rugani, Bonucci, Alex Sandro; McKennie, Paredes, Rabiot; Di Maria, Vlahovic, Cuadrado.


Paris Saint-Germaini dhe Benfica i prijnë Grupit H me nga shtatë pikë dhe zhvillojnë një tjetër përballje mes tyre. /Telegrafi/