Nëse Paulo Dybala largohet nga Juventusi si transfer i lirë, atëherë Bianconerët do të shënjestronin Nicolo Zaniolon (Roma) dhe Giacomo Raspadori (Sassuolo).
Kontrata e ‘La Joya’ skadon më 30 qershor të këtij viti dhe bisedimet nuk janë në një rrugë të duhur.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Juve tashmë i ka pikasur dy futbollistë potencialë që mund t’i kërkojë në verë.
Zaniolo ka qenë në radarin e bardhezinjve qe një kohë të gjatë dhe është raportuar se në dhjetor kishin nisur bisedime me agjentin e tij. Për më shumë, drejtori i Romës, Tiago Pinto, deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk ka garanci për mbajtjen e tij në Stadio Olimpico.
Një tjetër kandidat për sulmin e Juves është futbollisti i Sassuolos, Raspadori, i cili është përdorur si ‘9 false’, por pëlqen më shumë të luajë më në qendër të sulmit. /Telegrafi/