Juventusi kërkon të bëjë sërish pazar te Fiorentina.
Pas Bernardeschit, bardhezinjtë po synojnë t’i rrëmbejnë klubit vjollcë edhe Federico Chiesan.
Gjithsesi pavarësisht tentativave, Zonja e Vjetër do ta ketë të vështirë të arrijë te 20-vjeçari, pasi skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli nuk ka aspak ndërmend të privohet nga talenti, me drejtuesit e Fiorentinës që kanë deklaruar se lojtari nuk është në shitje.
Për Chiesan interes kanë shfaqur edhe skuadrat e Napolit dhe Interit.
Sulmuesi ka shënuar katër gola këtë sezon dhe ka dhuruar dy asistime. /SS/