Telegrafi

“Juve, Roma dhe Napoli luftojnë për titull”

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ka folur rreth rivalëve për titullin kampion në kampionatin italian, Serie A.

Serie A ka nisur furishëm këtë sezon me tri skuadra që ende nuk kanë pësuar humbje në shtatë gjiron e para.

Napoli ka të gjitha fitore, ndërsa Juventusi dhe Interi vijnë pas tyre me nga gjashtë fitore dhe një barazim.

Megjithatë, sipas mbrojtësit të Juventusit, Ruganit, vetëm Napoli dhe Roma janë rival të Juventusit për titull, ndërsa Interi dhe Milani kanë më pak kualitet.

“Rivalët tanë për Scudetto janë Napoli dhe Roma. Pas tyre vijnë Interi dhe Milani me më pak kualitet”, ka thënë fillimisht Rugani për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia.

“Serie A sigurisht që është një ligë më e vështirë dhe më e fortë se më parë”.

“E njëjta gjë vlen edhe për Ligën e Kampionëve, ku edhe Paris Saint-Germain kanë hyrë në listën e favoriteve të mundshëm”, përfundoi mbrojtësi italian . /Telegrafi/