Telegrafi

Juve rivalizohet nga dy klube të mëdha për Mustafin

Pas paraqitjeve të mira me Valencian dhe pastaj me përfaqësuesen e Gjermanisë, Shkodran Mustafi, është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar.

Sipas CalcioMercato, për ish-ylli e Sampdorias kanë shfaqur interesim Juventusi, Roma dhe Interi.

Zonja e Vjetër e ka ndjekur mbrojtësin shqiptar tash e një vit, ndërsa Interi e Roma kanë filluar të interesohen për atë pasi disa nga mbrojtësit e tyre rrezikojnë të largohen.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Nga Interi pritet të largohet Jeison Murillo, ndërsa nga Roma gjermani Antonio Rudiger. /Telegrafi/