Juventusi është duke u përpjekur sërish ta transferojë Blaise Matuidin nga Paris Saint-Germaini, pasi është duke pasur probleme në arritjen e marrëveshjeve për Nemanja Matic dhe Emre Can.
Massimiliano Allegri dëshiron një mesfushor të rëndësishëm këtë verë, ndërsa francezi ka qenë opsioni i parë para disa muajsh.
Duke qenë se PSG kërkonte 40 milionë euro, Zonja e Vjetër tërhoqi interesimin dhe vendosi të kërkonte mesfushorë të tjerë.
Mirëpo, Sky Sport Italia njofton se Bianconerët e kanë rikthyer interesimin kah 30-vjeçari.
Kjo për faktin se Liverpooli nuk dëshiron ta lejojë largimin e Emre Can, ndërsa Matic i Chelseat është më afër Manchester Unitedit.
Juve ka kontaktuar me PSG-në dhe janë në negociata për arritjen e marrëveshjes për transferimin e Matuidit. /Telegrafi/