Site icon Telegrafi

Juve refuzon ofertën marramendëse të Chelseat për Bonuccin

Skuadra londineze është refuzuar nga Juventusi për mbrojtësin italian.

Juventus ka refuzuar një ofertë prej plot 50 milionë eurove nga Chelsea për mbrojtësin e kombëtares italiane, Leonardo Bonucci.

Sipas Rai Sport, kjo ishte oferta e ardhur në zyrat e skuadrës nga Torino, por që nuk janë menduar dy herë, duke e refuzuar ofertën marramendëse.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Antonio Conte dëshiron të sjellë Bonuccin në Stamford Bridge, por kampionët italianë nuk kanë ndërmend të shesin qendërmbrojtësin pasi janë të etur për të forcuar mbrojtjen e tyre.

Juventusi dëshiron të jetë një arrë e fortë në Ligën e Kampionëve, për ata nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e futbollistëve kryesorë. /Telegrafi/

Exit mobile version