E ardhmja e Paulo Dybalas vazhdon të jetë pjesë e spekulimeve, ndërsa strategjia transferuese dhe pagat e lojtarëve, sugjerojnë se Juventusit është duke e planifikuar të ardhmen pa të.
Shefi ekzekutiv, Maurizio Arrivabene, dëshiron zvogëlimin e pagave për disa lojtarë, ashtu që në ofertën e re për argjentinasin është tërhequr nga kushtet fillestare.
Klubi i kishte ofruar 10 milionë euro në sezon për ‘La Joya’, mirëpo tashmë nuk mund ta paguajë atë shumë. Prandaj largimi i 28-vjeçarit është një opsion real.
Dusan Vlahovic, është lidhur shumë me një transferim te Zonja e Vjetër që do të thotë se argjentinasi është rrugës për t’u larguar.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Bianconerët kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Fiorentinas në janar me një marrëveshje prej shtatë milionë eurosh në vit.
Megjithatë, Viola kërkon vetëm shitjen e lojtarit për 70milionë euro dhe nuk do të paranojë ofertë shkëmbimi apo huazim. /Telegrafi/