David Neres është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion.
Sulmuesi brazilian ka shkëlqyer me fanellën e Ajaxit, si në kampionatin holandez ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
E falë formës së tij të mirë, Neres së fundmi ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Brazilit.
Mediat italiane kanë raportuar se Juventus është duke e monitoruar nga afër situatën e brazilianit.
Zonja e Vjetër po synon ta rinovojë repartin ofensivë dhe Neres shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur.
Por Juventus nuk do ta ketë të lehtë afrimin e lojtarit, pasi Ajaxi e vlerëson shumë atë.
Vitin e kaluar Ajax kishte refuzuar zyrtarisht 45 milionë euro nga Roma për yllin e tyre, ndërsa gjatë afatit kalimtar dimëror 60 milionë euro nga Gunangzhou Evergrande.
Gjiganti holandez është gati ta lë të lirë lojtarin për një klub të madh evropian nëse vije një ofertë rreth 65 milionë euro.
22-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë në të gjitha garat këtë edicion. /Telegrafi/