Telegrafi

Juve përgatitet ta transferojë Pogban në janar, në ofertë përfshin edhe lojtar

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Juventusi do ta përfshijë Adrien Rabiotin në ofertën për kthimin e Paul Pogbas në kampionatin italian.

Ish-mesfushori i Zonjës së Vjetër nuk ka raporte të mira me krerët e Manchester Unitedit, prandaj po spekulohet vazhdimisht për largimin e tij nga Old Trafford.

Bianconerët kanë dashur të presin deri në fund të sezonit për nënshkrimin e Pogbas, mirëpo SunSport mëson se ata besojnë se mund ta arrijnë marrëveshjen brenda afatit kalimtar të janarit.

Adrien Rabiot (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Juve mund t’i zgjidhë problemet në mesfushë duke e larguar Rabiotin drejt Unitedit dhe njëherësh duke e kthyer Pogban në skuadër.

Ish-futbollisti i PSG-së vlerësohet rreth 30 milionë euro, prandaj kampioni italian duhet të paguajë edhe 70 milionë euro të tjera për ta kthyer 26-vjeçarin Pogba, i cili vlerësohet rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/