Sipas mediumit spanjoll Radio Sevilla, Juventusi ka ofruar 20 milionë euro për yllin e ri të Real Betisit, Dani Ceballos, por ai thuhet se preferon Real Madridin.
Mesfushori i talentuar spanjoll fitoi zemrat e shumë skuadrave me performancat e tij për Spanjën në kampionatin evropian nën 21 vjeç, ku edhe triumfuan në fund.
Megjithëse ai ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë euro në kontratën e tij, Real Madridi raportohet se tashmë ka ofruar më shumë se 20 milionë euro.
Juve me sa duket kanë bërë të njëjtën gjë, duke ofruar shifrën e njëjtë, por duhet marrë parasysh edhe pesë milionë euro shtesë si komisione për agjentin dhe shoqërinë e tij.
Është sugjeruar që Betisi do ta lërë vendimin të merret nga lojtari, në të cilin rast Real Madridi ka të ngjarë të favorizohet nga Ceballos. /Telegrafi/