Juventusi nuk planifikon ta rikthejë Paul Pogban në skuadrën e vet gjatë afateve të ardhshme kalimtare.
Thuajse në secilin afat të transferimeve, mesfushori francez është lidhur me një rikthim te Zonja e Vjetër, ku ka luajtur gjatë viteve 2012-2016.
Megjithatë, sipas TuttoMercatoWeb, Bianconerët nuk janë duke menduar për opsionin që ta kenë sërish në radhët e veta 28-vjeçarin.
Kampioni i botës është në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester Unitedin, mirëpo kthimi në Itali nuk është një opsion.
Pritet të shihet se ku do të qëndrojë e ardhmja e Pogbas, nëse do të rinovojë me Djajtë e Kuq apo do të zgjedhë një klub tjetër. /Telegrafi/