Kampioni i ri i Italisë, Juventus nuk po heqë dorë nga mesfushorin brazilian Oscar.
Oscar nuk është i kënaqur me situatën e tij te Chelsea dhe që nuk do të luaj në garat evropiane dhe për këtë ka shprehur dëshirën për tu larguar.
Juventus është në përcjellje të lojtarit që dy vite, ndërsa tani po mendon të dalë me një ofertë zyrtare.
Sipas medaive në Itali, ‘Zonja e Vjetër’, ka bërë gati 30 milionë euro për transferimin e brazilianit në Torino.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse Chelsea do të pranojë ofertën e bardhezinjëve. /Telegrafi/