Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Emre Can.
Sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport, zyrtarët e Zonjës së Vjetër, Giuseppe Marotta e Fabio Paratici do të takohen javën e ardhshme me agjentin e Emre Can.
Kjo për të sqaruar njëherë e mirë gjithë situatën dhe për të tentuar të nënshkruajnë një para-kontratë.
Reds i kanë ofruar gjermanin rinovim deri në vitin 2023, por interesimi i kampionëve italian dhe Bayer Munichut e Real Madridit, e ka bërë mesfushorin që të mos nënshkruajë kontratën e re.
Juve ka qenë skuadra e parë që e ka kërkuar dhe kështu prinë garën për kartonin e tij.
Can këtë sezon në Ligën Premier ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 1887 minuta lojë.
Në Ligën e Kampionëve ka shënuar dy gola në ndeshjet kualifikuese dhe një në ato të rregullta, pra është viti më i mirë në karrierën e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=D08AR4qg0Vc