Shefi ekzekutiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka treguar se Bianconerët nuk deshën ta shesin Paul Pogban, por ai e kërkoi vet largimin.
23-vjeçari e braktisi Zonjën e Vjetër për të shkuar te Manchester Unitedi duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori.
“Ne gjithmonë kemi thënë se nuk kemi dashur asnjëherë ta shesim Pogban, sepse ishte një figurë e rëndësishme për klubin, trajnerin dhe tifozët”.
“Ai dëshironte një ndryshim dhe një përvojë tjetër, prandaj të përballur me kërkesën e tij, ne duhej të nisnim bisedimet për ta bërë të lumtur”.
“Ne e kishim shënjestruar Higuainin si shënjestrën kryesore, mirëpo ishte rastësi që kjo ndodhi në të njëjtën kohë kur Pogba kërkoi të largohej”, ka sqaruar Marotta për JTV. /Telegrafi/