Telegrafi

Juve me një këmbë në finale, Monaco kërkon mrekullinë – formacionet zyrtare

Juventusi është nikoqir i Monacos për ta zhvilluar ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Torino.

Zonja e Vjetër triumfoi me rezultat 2-0 në Stade Louis II dhe është në pozitë shumë të mirë për t’u kualifikuar në finale.

Lexo po ashtu Parashikim: Juventus – Monaco

Çfarëdo fitore, barazim apo humbje me më pak se dy gola, i dërgon Bianconerët në Cardiff. Nga ana tjetër, skuadra franceze duhet me çdo kusht të fitojë, edhe atë me epërsi prej më shumë se dy golash që ta gjejë finalen.

Dy trajnerët, Massimiliano Allegri dhe Leonardo Jardim, tashmë i kanë gati planet e tyre dhe i kanë nxjerrë në fushë lojtarët te të cilët kanë më së shumti besim në aplikimin e taktikave të tyre.

Formacioni startues i Juventusit: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Dani Alves, Pjanic, Khedira, Alex Sandro; Dybala, Mandzukic; Higuain.

Banka rezervë e Juventusit: Neto, Benatia, Asamoah, Lichtsteiner, Marchisio, Rincon, Cuadrado.

Formacioni startues i Monacos: Subasic; Sidibe, Glik, Jemerson, Raggi; Dirar, Bakayoko, Moutinho, Bernardo Silva; Mbappe, Falcao.

Banka rezervë e Monacos: De Sanctis, Fabinho, Carrillo, Germain, Mendy, Lemar, Diallo.

/Telegrafi/