Telegrafi

Juve me ngritje të lartë në rrogën e Rabiot, por rinovimi varet nga Liga e Kampionëve

(Foto: Getty)

Juventusi është përgatitur që t’ia përmirësojë Adrien Rabiotit kushtet në kontratën e re, në përpjekje që ta mbajë mesfushorin në Allianz Stadium edhe pas këtij sezoni.

Francezi aktualisht përfiton rreth shtatë milionë euro në sezon, mirëpo kontrata e tij skadon në verë dhe klubi e ka bërë prioritet rinovimin e saj.

Rikthimi i 27-vjeçarit në formë i ka bindur krerët e Zonjës e Vjetër se ai duhet të qëndrojë, prandaj hierarkia e klubit është duke përgatitur kontratë të re.

(Foto: Getty)

Sipas Gazzetta dello Sport, Juve planifikon t’i ofrojë mesfushorit pagë vjetore prej 10 milionë eurosh plus bonuset me qëllimin që ta mbajë në Torino.

Lexo po ashtu Largohet Rabiot, Juventusi ka pesë emra në listën e ngushtë

Mirëpo, asgjë nuk do të nënshkruhet deri në fund të sezonit, sepse Rabiot dëshiron të jetë i sigurt se do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/