Telegrafi

Juve mund të detyrohet ta shesë Ronaldon, pesë destinacionet e mundshme

(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo mund të detyrohet që të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar veror për shkak të pagës së lartë.

Superylli portugez mund të jetë njëri prej emrave që Bianconerët mund të detyrohen ta largojnë për shkak të krizës financiare si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Më herët gjatë këtij sezoni, Juventusi ka njoftuar se ka pasur humbje në vlerë prej afro 114 milionë eurosh.

(Foto: Instagram/cristiano)

Dhe duke qenë se 36-vjeçari përfiton afro 630.550 euro në javë nga kontrata e tij, e cila është valide deri në verën e vitit 2022, klubi mund të detyrohet ta lejojë largimin e tij një vit më herët për t’i baraspeshuar financat.


Meqë të shumta janë skuadrat që do ta dëshironin Ronaldon, SunSport ka përzgjedhur pesë destinacione më të mundshme:

Paris Saint-Germain
Manchester United
Inter Miami
Ndonjë klub kinez
Real Madridi


/Telegrafi/