Telegrafi

Juve monitoron Kovacicin dhe Ceballosin

BARCELONA, SPAIN - AUGUST 13: Mateo Kovacic of Real Madrid looks on during a warm up prior to the Supercopa de Espana Supercopa Final 1st Leg match between FC Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on August 13, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Raportohet se Juventusi është i interesuar për dyshen e Real Madridit, Dani Ceballos dhe Mateo Kovacic për verën e ardhshme.

Bianconerët nuk janë duke menduar të bëjnë transferime të mëdha në janar, por sipas TuttoSport, ata tashmë janë duke bërë plane për verë.

Lexo po ashtu Drejtori i Realit: Kishte shumë oferta për Kovacicin, por asnjë nga Milani

Një nga prioritet kryesore do të jetë ish-mesfushori i Interit, Kovacic, i cili është paraqitur vetëm në tri ndeshje këtë sezon në La Liga, të gjitha së bashku me një total prej 71 minutash.

Ndërsa, i dyti është Ceballos, i cili është paraqitur më shumë. Gjashtë paraqitje dhe dy gola, ku ka luajtur 186 minuta në ligë.

Ende nuk është raportuar se sa do të kushtojnë dyshja, por Juve është duke monitoruar me kujdes situatën.

Gjatë verës nga Juve pritet të largohet Alex Sandro dhe ndonjë mesfushor. /Telegrafi/