Telegrafi

Juve, marrëveshje shkëmbimi për Alexis Sanchez

Juventusi nuk i ka ndalur tentimet për transferimin e yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, është duke bërë gati ofertën për lojtarin.

Calciomercato shkruan se Mandzukic do të jetë pjesë e paketës që do të involvojë Sanchezin.

Arseanli mund të pranojë një marrëveshje të tillë, marrë parasysh mungesën e thellësisë në fazën ofensive. /Telegrafi/