Juventus mund të rifillojë interesin e tyre për futbollistin e Barcelonës, Javier Mascherano, në rast se Paul Pogba largohet nga skuadra.
Bianconerët janë duke shqyrtuar ofertat nga Manchester United dhe Real Madrid për Pogba, por duan së paku 120 milionë euro, pa përfshirë bonuset apo provizionin prej 20 milionë euro të agjentit, Mino Raiola.
Sipas Corriere dello Sport, nëse ‘Zonja e Vjetër’ e shesin Pogba, atëherë disa nga këto para do të derdhen në përpjekjet për të nënshkruar me Mascheranon.
Ai ishte i lidhur shumë me Juven më herët në verë dhe është ende duke pritur që Barcelona t’i propozoj një zgjatje të kontratës.
Me përvojën e tij, Mascherano është i etur të kthehet që të luaj në mesfushë, pasi u zhvendos në mbrojtje nga Blaugranët.
Një tjetër mundësi për Juventusin është edhe mesfushori i Chelseat, Nemanja Matic. /Telegrafi/