Juventusi duket se ka hequr dorë nga Nicolo Zaniolo dhe e ka orientuar vëmendjen kah anësori i Spezias, Daniele Verde.
Bianconerët janë të angazhuar në përforcimin e fazës ofensive para fillimit të sezonit të ri për t’i dhënë më shumë kreativitet Massimiliano Allegrit.
Zonja e Vjetër kishte shprehur interesim për yllin e Romës, mirëpo shpejt u mësua se mund të kushtonte shtrenjtë.
Siç raporton TMW, Juventusi është duke i shqyrtuar alternativat dhe në krye të listës është Verde, i cili ka kontratë me Spezian deri në vitin 2025.
26-vjeçari ka një vlerë ndërmjet pesë dhe dhjetë milionë euro në treg, ashtu që është dukshëm më i lirë edhe se Domenico Berardi i Sassuolos. /Telegrafi/
#Zaniolo costa troppo: #Juventus su #Verde #ASRoma #calciomercato https://t.co/HleifbfZPR
— Pagineromaniste.com (@PagineRomaniste) July 31, 2022