Juventusi thuhet se ka bërë ofertë formale për mbrojtësin e Milanit, Mattia De Sciglio, të cilit i skadon kontrata në vitin 2018.
Ka kohë që Bianconerët po interesohen për futbollistin italian, me të cilin Massimiliano Allegri ka punuar në San Siro.
Sipas Calciomercato.com, situata ka shkuar një hap përpara, pasi Juve tashmë ka kontaktuar me Rossonerët për të biseduar rreth ofertës.
Kontrata e lojtarit është valide deri në vitin e ardhshëm dhe ai duket se nuk do ta rinovojë atë.
Zonja e Vjetër mund ta transferojë 24-vjeçarin për një shumë prej 15milionë eurosh, ndërsa De Sciglio mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, si edhe në mesfushë. /Telegrafi/