Site icon Telegrafi

Juve kërkon Brozovic

Kur ka mbetur edhe një javë nga starti i Serisë A, Juventusi po përjeton ditë intensive në merkato.

Në listën e dëshirave të Marottës dhe Paraticit është pa dyshim profili i futbollistit që do të zëvendësonte më së miri të larguarin Paul Pogba.

Bardhezinjtë po vlerësojnë disa opsione, ndër të cilët blegun Witsel dhe kroatin e Interit, Brozovic, që po lakohet gjithnjë e më shumë në kampin juventin.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni lajmet e fundit rreth transferimeve

Për mesfushorin 23-vjeçar zikaltërit kërkojnë 25 milionë Euro, ndërsa në Torino propozojnë huazim me të drejtë blerjeje.

Juventusi duket se beson shumë te dëshira e lojtarit për të luajtur përkrah bashkëkombësve të tij Mandzukic dhe Pjaca. Mbi të gjithë, mbërritja e Joao Marios në Apiano Gentile duke se ia minimizon hapësirat në formacion kroatit, lëvizje që mund të çojë në ndërprerjen e bisedimeve për zgjatjen e kontratës me Interit, me aktualen që skadon në 2019-ën.

Ditët në vazhdim mund të ketë zhvillime të rëndësishme, por presidenti Erik Thohir vështirë se do të pranojë largimin e Brozovic, te Juventusi, pasi do të forconte një rival direkt

Exit mobile version