Telegrafi

Juve kërkon 45 mil për Alex Sandron, Reali gati ta plotësojë kërkesën

Anësori i Juventusit, Alex Sandro, po kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

Real Madridi po kërkon një zëvëndësues të Marcelos këtë verë dhe Sandro është i pari në listën e Los Blancos.

Braziliani ka shkëlqyer këtë sezon për Juventusin, duke shënuar dy gola dhe duke realizuar plot pesë asistime, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Juventusit

Sipas mediave spanjolle Real Madridi ka konkurrencën e Chelseat, edhe pse të dyja klubet duhet të paguajnë një shumë të majme për lojtarin.

Bianconerët vlerësojnë lojtarin në 45 milionë euro.

Real Madridi natyrisht se ka gatishmërinë për të plotësuar këtë kërkesë të Bianconerëve. /Telegrafi/