Telegrafi

Juve kërkon 160 milionë për Pogban

Bianconerët janë të etur për të mbajtur futbollistin francez gjatë kësaj vere, pavarësisht se Real Madrid shfaqet si kryesuesi që të nënshkruajë me të në javët e ardhshme.

Çdo klub që duan të nënshkruajnë me Paul Pogba këtë verë, do të duhet të paguajnë një çmim që do jetë rekord botëror prej 160 milionë euro.

Sipas Marca, francezi ka qenë i lidhur me preferencat e Manchester United dhe Barcelona, por Real Madrid kanë dalë si kandidatë potencialë për të paguar një çmim të majmë tek Juventusi gjatë javëve të fundit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Megjithatë,  bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të shesin një prej pasurive të tyre të çmuar dhe kanë vendosur një çmim të madh për Pogban, në përpjekje për të shmangur interesimet nga gjigantët evropianë.

Ndryshe, Reali është i gatshëm të paguaj deri në 100 milionë euro për francezin. /Telegrafi/