Juventusi ka bërë kompromis me Barcelonën që të tërheqë interesimin për Matthijs de Ligt – bën të ditur AS.
Zonja e Vjetër është ndër klubet e interesuara për shërbimet mesfushorit të talentuar të Ajaxit, për të cilin konkurron pikërisht me Blaugranët.
Mirëpo, Juve është pajtuar që të tërhiqet duke e lejuar Barcën që ta transferojë futbollistin 19-vjeçar.
Në ndërkohë, për këtë kompromis, Samuel Umtiti pritet ta vazhdojë karrierën te kampioni i Serie A.
Bianconerët duan ta përforcojnë mbrojtjen në edicionet e ardhshme, ashtu që 25-vjeçari është një prej shënjestrave kryesore. /Telegrafi/