Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar veror.
Portieri italian nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Rossonerët, pasi kërkesat e tij janë shumë të mëdha.
Agjenti i portierit, Mino Raiola i ka kërkuar Rossonerëve 12 milionë euro në vit për rinovimin e kontratë, shumë që po konsiderohet si shumë e lartë nga drejtuesit e Milanit.
Gjithsesi në skenë ka dalë kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi që po kërkon të nënshkruajë me portierin.
Zonja e Vjetër ka zhvilluar bisedat e para me Raiolan dhe është gati t’i ofrojë një kontratë pesë vjeçare Donnarummas me 10 milionë euro neto në vit, plus bonuset.
Kjo ofertë duket se e ka bindur portierin dhe mediat italiane e quajnë si fakt të kryer transferimin e tij tek Juventusi.
Gjithsesi duhet pritur afati kalimtar veror që të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë, pasi Juventus synon që ta largojë portierin Woijcech Szczesny para transferimit të Donnarummas. /Telegrafi/