Juventusi thuhet se kanë ftohur interesin e tyre në Domenico Berardi, duke i lënë rrugën e hapur për Interin.
Sulmuesi i Sassuolos ka qenë më parë në bashkëpronësi nga bardhezinjtë, por ata hoqën dorë nga 50 për qind e aksioneve në verën e vitit 2015.
Megjithatë, kishte një marrëveshja ‘zotërinjsh’ që reprezentuesi italian U-21 do të shkonte në Torino për sezonin 2016-17, por Berardi refuzoi këtë veprim për shkak të shqetësimeve rreth kohës që do t’iu jepte për lojë.
Tani calciomercato.com raporton se ‘Zonja e Vjetër’ nuk do të rifillojë interesin e tyre pasi lojtari tregoi mos-gatishmërinë e tij më parë, përcjell Telegrafi.
Ky largim i Juves nga gara i hap dyert për Nerazzurrët, klub për të cilin Berardi ka rritur mbështetjen me kalimin e kohës.
Mendohet se klubi ‘Neroverdi’ kanë planifikuar tashmë një takim me Interin për të diskutuar mundësinë e një lëvizje, edhe pse ata do të kërkojnë rreth 35 milionë euro për të lënë lojtarin e lirë.
Ndërsa, Interi shpreson të ulë këtë çmim të kërkuar nga Sassuolo, duke përfshirë ndonjë lojtarë në këmbim. /Telegrafi/