Telegrafi

Juve gati ta shesë Pjanicin me çmim më të ulët

Juventus ka vendosur ta shes Miralem Pjanicin gjatë afatit kalimtar veror.

Pas katër viteve të kaluara në Torino, aventura e Pjanicit me Zonjën e Vjetër ka ardhur në fund.

Kampioni në fuqi i Italisë synon ta ripërtërijë repartin e mesfushës dhe Pjanic do të largohet për të fituar skuadra disa miliona nga shitja e tij.

Edhe pse vlera e lojtarit në tregun e transferimeve është 65 milionë euro, Juventusi e ka nxjerr në shitje për një shumë më të ulët.

Miralem Pjanic. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër është duke kërkuar 50 milionë për ta lënë të lirë boshnjakun.

Paris Saint Germain dhe Chelsea janë dy skuadrat më të interesuara për transferimin e Pjanicit.

30-vjeçari besohet se do të rikthehet në Ligue 1 për t’iu bashkuar PSG-së, pasi nuk dëshiron transferimin në Angli.

Kujtojmë që Pjanic iu bashkua Juventusit në vitin 2016 nga Roma për një shumë prej 32 milionë eurove. /Telegrafi/