Juventusi ka fituar ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 2-1.
Ishte një ndeshje e balancuar dhe me raste nga të dy anët.
Goli i parë në takim erdhi nga Paulo Dybala në minutën e pestë pas një asistimi nga Roberto Pereyra. Ndërsa pas dhjetë minutash shënoi edhe Mehdi Benatia me kokë dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Golin e nderit për Spurs e shënoi Erik Lamela në minutën e 67-të.
Ky takim ishte i karakterit miqësor në kuadër të International Champions Cup. /Telegrafi/