Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus dëshiron të përforcohet edhe më shumë në mbrojtje.
E përditshmja italiane, ‘Tuttosport’, ka publikuar një artikull ku tregon se Juventus po e dëshiron Thiago Silvan.
Sipas kësaj gazete drejtuesit e liderit aktual të Italisë kanë filluar kontaktet me PSG-në për transferimin e Silvas.
Braziliani ka një kontratë me gjigantin francez deri në qershor të vitit 2017 dhe në janar pritet të largohet për pak para.
32-vjeçari nuk është i lumtur në Paris dhe ka shprehur dëshirën për tu larguar nga aty.
Besohet se Juventus do të dërgoi një ofertë prej shtatë milionë euro për transferimin e tij pasi është në vitin e fundit të kontratës. /Telegrafi/