Telegrafi

Juve favorit ndaj Monzas në Kupën e Italisë – formacionet startuese

Juventusi është nikoqir i Monzas për ndeshjen e të tetës së finales në Kupën e Italisë.

Bianconerët janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale, megjithëse Monza e kishte befasuar në xhiron e shtatë në Serie A duke e mposhtur.

Përzgjedhja e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë është bërë nga trajnerët Massimiliano Allegri dhe Raffaele Palladino.


Formacioni startues i Juventusit: Perin; Gatti, Rugani, Danilo; McKennie, Fagioli, Paredes, Miretti, Iling Jr; Soule, Kean.

Formacioni startues i Monzas: Cragno; Marlon, Pablo Marí, Carboni; Colpani, Pessina, Ranocchia, Valoti; D’Alessandro, Gytkjaer.


Skuadra fituese, në çerekfinale do të ndeshet me ekipin që triumfon në ndeshjen ndërmjet Lazios dhe Bolognas. /Telegrafi/