Juventusi nuk e kanë ndërmend të dorëzohen për mbrojtësin brazilian te Paris Saint-Germain, Thiago Silvan.
Braziliani që dikur ka mbrojtur ngjyrat e Milanit kishte ardhur në ‘Parkun e Princave’ në vitin 2012.
Sipas Tuttosport, drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka shpresa që do ta sjell qendërmbrojtësin në Itali.
Ai do ta fitojë edhe një vit kontratë me PSG-në nëse kualifikohen automatikisht në Ligën e Kampionëve.
Silva mund të bindet për një pagë prej 6 milionë eurosh. /Telegrafi/