Raportet italiane sugjerojnë se Patrik Schick ka rënë dakord të bashkohet me Juventusin, i cili tani duhet të arrij marrëveshje me Sampdorian.
Sulmuesi çek është shumë i kërkuar në treg pas një sezoni të shkëlqyer të debutimit të tij në Serie A, i cili ka parë atë të shënoj 11 gola në vetëm 12 ndeshje si titullar.
Bardhezinjtë po konkurronin me Interin dhe Napolin për nënshkrimin e tij, por Premium Sport raporton sot se Schick ka vendosur të bashkohet me Juven.
Në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro, por gjigantët e Torinos po kërkojnë të ulin koston duke ofruar lojtarë në këmbim.
Prandaj, Schick po pret vetëm ofertën zyrtare nga Zonja e Vjetër, edhe pse ka të ngjarë që ai të huazohet përsëri në Samp për sezonin e ardhshëm.
Sidoqoftë, faqja e internetit e Gianluca Di Marzio po raporton gjithashtu se Schick është i afërt me Juventusin, por ai dëshiron të lëvizë menjëherë.
Sulmuesi do të preferonte të vendos veten e tij në një klub të madh, edhe nëse kjo do të thotë kohë të kufizuar të lojës. /Telegrafi/