Telegrafi

Juve e kontakton Raiolan, përgatit ofertë për Pogban

Paul Pogba (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Juventusi dëshiron që ta kthejë 26-vjeçarin Paul Pogba në Torino gjatë afatit kalimtar veror.

Sky Sports bën të ditur se Zonja e Vjetër dëshiron të nënshkruajë përsëri me mesfushorin qendror të Manchester Unitedit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paul Pogba

Kampioni i Serie A ka kontaktuar me agjentin Mino Raiola dhe është duke përgatitur ofertë për futbollistin francez.

Pogba u rikthye në Old Trafford në vitin 2016 në një shumë rekorde prej 89 milionë funtesh (100 milionë euro), mirëpo tash është duke menduar të ndërrojë sërish ambient.

Në ndërkohë, Juve ka konkurrencë të fuqishme nga Real Madridi që po ashtu kërkon nënshkrimin e tij. /Telegrafi/