Telegrafi

Juve e interesuar për shkëmbimin Cancelo-Pjaca

Joao Cancelo gjatë ndeshjes kundër Udineses (Foto: Getty Images)

Joao Cancelo ishte i huazuar te Interi në sezonin 2017/18 nga Valencia.

Por, pas paraqitjeve të mira në Serie A, konkurrenca për të siguruar shërbimet e portugezit është arritur.

Problemi i vetëm është çmimi prej 35 milionë eurosh që klubi spanjoll po e kërkon.

Cancelo gjatë ndeshjes kundër Sassuolos në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Interi për shkak të problemeve me Fair Playn Financiar nuk po arrin të paguajë shumën e kërkuar.

Por, duke e parë gjithë këtë situatë, në garë është futur edhe Juventusi.

Lexo po ashtu Interi mund ta humbas edhe Rafinhan pas Cancelos, interesimin nga klubet angleze

Zonja e Vjetër e vlerëson lojtarin rreth 20 milionë euro, por ata kanë një ide tjetër për të bindur Valencian. Kampionët e Serie A do të ofrojnë Maro Pjacan për mbrojtësin portugez.

Duke parë situatën e krijuar te ‘Lakuriqët’, Juve pret që oferta e tyre të pranohet. /Telegrafi/