Erling Haaland është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me Red Bull Salzburgun.
Sulmuesi norvegjez ka shënuar rregullisht si në kampionatin austriak, kupë dhe në Ligën e Kampionëve.
E falë formës së mirë ai është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane si Liverpool, Manchester United, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Napoli, Real Madrid e Juventus.
Salzburgu e vlerëson lojtarin e saj rreth 80 milionë euro, por tani së fundmi është zbuluar se Haaland ka një klauzolë largimi nga klubi austriak.
19-vjeçari norvegjez mund të largohet nga skuadra nëse paguhet klauzola e tij prej 20 milionë euro në janar.
Mediat italiane kanë raportuar se Juventusi tanimë ka shprehur gatishmërinë ta paguajë klauzolën e lojtarit dhe ka ofruar 20 milionë euro te Salzburgu.
Zonja e Vjetër është gati t’i ofrojë edhe një kontratë pesë vjeçare lojtarit me pagë vjetore prej tre milionë euro në sezon. /Telegrafi/