Telegrafi

Juve dhe Bayern Munich në garë për De Gean

David De Gea duket se do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri spanjoll nuk është më i paprekshëm te Djajtë e Kuq, pasi aty po ndjen presionin e Dean Henderson.

De Gea pritet të nxjerrët në shitje nga United, me klubin anglez që po synon afrimin e italianit Gianluiggi Donnarumma.

Mediat në Angli kanë raportuar se në garë për portierin spanjoll tashmë janë futur dy skuadra të mëdha evropiane.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus dhe ai gjerman Bayern Munich janë skuadrat që interesohen për spanjollin.

Gjithsesi situatën e tij po e ndjek edhe Paris Saint Germain, por nuk përjashtohet mundësia që portieri të rikthehet në Spanjë.

Atletico Madrid mund ta shes sllovenin Jan Oblak dhe nëse ndodh një gjë e tillë, ata do të tentojnë rikthimin e De Geas. /Telegrafi/