Telegrafi

Juve dëshiron të mbyll gjithçka për Bernardeschin

Vazhdojnë bisedimet në mes Fiorentinës dhe Juventusit për Federico Bernardeschin.

Sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër e dëshiron me çdo kusht italianin në skuadrën e tyre për sezonin e ri.

Kampionët e Italisë janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro, por jo dhe 10 milion bonuse të kërkuara nga Viola.

Mbi të gjitha klubi nga qyteti i Torinos dëshiron që gjithçka të mbyllet brenda javës.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim edhe skuadra anglezet. /Telegrafi/