Site icon Telegrafi

Juve dëshiron të fitojë ‘luftën’ për Fabinhon, gati oferta e majme

Juventusi është i përgatitur të fitoj shërbimet e yllit të Monacos, Fabinhos, me një ofertë prej 30 milionë eurosh, duke mposhtur konkurrencën e Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.

23-vjeçari brazilian ka qenë një nga figurat kyçe të suksesit të Monacos këtë sezon, duke arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – eliminuar nga Juventusi – dhe duke fituar kampionatin francez, Ligue 1.

Lexo po ashtu Shumë klube ishin në vëzhgim të talentëve të Monacos, por si u paraqitën ata përballë Juvetusit- kush dështoi e kush shkëlqeu (Foto)

Ndërkohë që të dy klubet e Manchesterit duket se po udhëheqin garën për shërbimet e Fabinhos, Calciomercato.com pretendon se Juventusi ishte duke kërkuar kohën e tyre.

Kjo lidhet me rënien e fundit të interesit të Bianconerëve për mesfushorin e Olympique Lyonnais, Corentin Tolisso, pasi siç duket këta po e vlerësonin Fabinhon.

Oferta në tryezë do të bëhet së shpejti prej 30 milionë eurove plus bonuse të lidhura me performancën.

Lexo po ashtu Revolucioni i Interit fillon me tre emra të mëdhenj që do të blihen

Të tre skuadrat do të jenë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi Manchester United fitoi Ligën e Evropës mbrëmë dhe fitoi vendin e tyre.

Fabinho bëri 55 paraqitje konkurruese për Monacon këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version