Mendohet se Juventusi është i interesuar në Anthony Martial, por Manchester United do të kërkojë të paktën 57.6 milionë funte apo 65 milionë euro për ta lënë të lirë atë.
Juventusi nuk dëshiron të ndalet së përforcuari skuadrën dhe që nga tani po mendon për sezonin e ri.
Talenti francez i Unitedit, Martial është i fundit që ka përfunduar në radarin e tyre dhe e duan në skuadër.
Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i bardhezinjve u pa në takim me Nelio Lucas të Doyen Sports javën e kaluar, kur Juventusi ishte në Londër për t’u përballur me Tottenham Hotspur.
Martial është një nga klientët e Doyen dhe raportet e Premium Sport thonë se francezi i ri ishte ai për të cilin pati në diskutim në Londër mes përfaqësuesve.
Kontaktet po vazhdojnë, por bllokimi do të jetë nga Djajtë e Kuq, të cilët do të kërkojnë rreth 65 milion euro për të shitur.
Kontrata e Martialit përfundon në verën e 2019, edhe pse ka një mundësi rinovimi edhe për një vit të mëtejshëm.
Ndryshe, Martial u ble rreth 60 milionë euro nga Monaco, por me disa bonuse tjera thuhet se ka shkuar rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/