Site icon Telegrafi

Juve blindin Sandron, nuk lejon kalimin e tij te Chelsea

Klubi anglez, Chelsea duket se është duke tentuar kot ta blej mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandron, sepse kampionët e Italisë janë duke bërë gati ofertën e re për lojtarin.

Mediet italiane raportojnë se “Zonja e Vjetër” ka bërë gati ofertën për Sandron të vlefshme deri në vitin 2022 dhe më një pagë 5 milionë euro në sezone.

Sandro është objektivi kryesor i menaxherit te Chelseat, Antonio Conte për merakton e kësaj verë, por thuhet se lojtari do të qëndrojë në Torino.

“Juventus po përgatit një kontrate të re për Alex Sandro deri në vitin 2022 më pagë 5 milionë euro në vit”, shkruajnë mediet italiane.

Exit mobile version