Telegrafi

Juve akoma ka gjasa për De Ligt

Matthijs de Ligt (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Mino Raiola dëshiron që Matthijs de Ligt t’i bashkohet Bayern Munichut, Manchester Unitedit ose Juventusit dhe jo Barcelonës.

Sipas Mundo Deportivo, katalunasit mbesin favoritë për nënshkrimin e mbrojtësit të Ajaxit, ndërsa ka kohë që i kanë siguruar shërbimet e bashkëlojtarit të tij, Frenkie de Jong.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Matthijs de Ligt

Megjithatë, agjenti i lojtarit do të dëshironte që ai të nënshkruante për një klub tjetër, njëri prej të cilëve është Juventusi.

Këto thashetheme vijnë pas deklaratave të 19-vjeçarit se akoma nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Në ndërkohë, De Ligt do ta vazhdojë sezonin e mrekullueshëm të Ajaxit me ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur. /Telegrafi/