Juventusi po kërkon që të përforcohet me lojtar të ri para sezonës së re.
Kampioni italian ka ofruar 40 milionë euro për futbollistin e Fiorentinës, Federico Bernardeschi.
Portali sportiv Goal.com raporton se lojtari ka arritur marrëveshje personale me italianët, transmeton Telegrafi.
Reprezentuesi do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin e Italisë ndërsa do të paguhet katër milionë euro në vit.
Theksojmë se violat për 23 vjeçarin kërkojnë 40 milionë euro, plus 10 milionë të tjera bonuse. /Telegrafi/