Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për historinë e trojeve shqiptare dhe ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare.
Historiani ka thënë se bisedat mes Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbime territoresh faktorizojnë Serbinë dhe Rusinë në Ballkan, përcjell Telegrafi.
“Kemi korrelacione ku shteti i Kosovës po kërcënohet nga vet shqiptarët…Presidenti i Kosovës në një far mënyrë nuk po e mbron shtetin e Kosovës. Kjo të kthen te anatema e Esat Pashë Toptanit”.
Buxhovi ka vlerësuar figurën e Albin Kurtit që sipas tij po lufton padrejtësitë që kanë ardhur nga Rezoluta 1244.
I pyetur për ndonjë analogji me figurat historike shqiptare, Historiani ka thënë se pavarësisht se rrethanat janë të pakrahasueshme figura e Albin Kurtit do t’i përgjigjej asaj të Hasan Prishtinës.
“ Edhe Hasan Prishtina ka luftuar për një koncept politik intelektual. Edhe ai ka qenë një politikan i pa korruptuar, i emancipuar. Një politikan që e ka shkrirë pasurinë për Shqipërinë. Një politikan që është dashur ta paguaj me kokë idealizmin e tij. Uroj që kjo të mos i ndodh Albin Kurtit. Por Albin Kurti ka përgjegjësi historike të përafërt me Hasan Prishtinën”, tha ndër të tjera Jusuf Buxhovi./Telegrafi/