Roma ka arritur marrëveshje personale me Justin Kluivertin, sipas medieve italiane, ndërsa pritet që Ajax ta vendos çmimin.
Anësori mbetet pa kontratë nga qershori i vitit 2019, por nuk e ka ndërmend që ta vazhdojë me klubin holandez.
Të mërkurën drejtori sportiv i Giallorossëve, Monchi, ka qenë në Monte Carlo, sipas Gazzetta dello Sportit, ku është takuar me agjentin, Mino Raiola.
Është gjetur një gjuhë e përbashkët me agjentin për një marrëveshje që djali i Patrick Kluivert, ta vazhdojë karrierën në Itali.
Ajaxi nuk dëshiron të bie nën çmimin e fiksuar që është 40 milionë euro, ndërsa Giallorossët janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro.
Si rezultatet, Raiola është i detyruar që t’i përdorë njohësit e veta e klubin holandez që marrëveshja të mbyllet.
Edhe klubet spanjolle vazhdojnë ta shohim nga afër lojtarin. /Telegrafi/