Telegrafi

Justin Bieber kërkon nga Tom Cruise që të ndeshet me të brenda ‘tetëkëndëshit’ të UFC-së

Justin Bieber dhe Tom Cruise (Foto: Shutterstock/ Getty Images/Guliver)

Ideja e fundit e Justin Bieber ndoshta mund të jetë një mision i pamundur. Autori i hitit “Sorry” të dielën e ka sfiduar aktorin Tom Cruise të luftonte kundër tij në një tetëkëndësh në UFC.

“Dua ta sfidoj Topm Cruisen për një duel në ‘tetëkëndësh’. Tom nëse nuk e pranon këtë duel luftën, ti ke frikë dhe kurrë nuk do të mund ta harrohesh. Kush do ta organizojë luftën? Dana White (presidenti i UFC-së)?”, ka shkruar ai në Twitter.

Kur marrim parasysh se Tom Cruise është 56 vjeçar, nuk pritet se do të ketë një përgjigje të tij ndaj kësaj sfide që i ka vënë këngëtari Bieber.

Justin Bieber (Twitter)

Ndërkohë, të shumtë ishin komentuesit që reaguan rreth këtij shkrimi të Justin në rrjetin social, Twitter.

Justin është duke punuar në projekte të reja pasi tash e një kohë kaloi një periudhë të ndjeshme në jetën e tij.

“I don’t care” titullohet kënga e fundit nga ylli i muzikës pop në bashkëpunim me Ed Sheeran. /Telegrafi/