Jurrien Timber mungoi në seancën e parë stërvitore të Ajaxit nën drejtimin e trajnerit të ri Maurice Steijn pasi transferimi i tij i propozuar prej 45 milionë euro në Arsenal është afër përfundimit.
Gunners arritën një marrëveshje me gjigantët holandez javën e kaluar për një tarifë fillestare prej 42 milionë euro e shtuar nga një shtesë prej 5 milionë.
Timber kishte punuar individualisht në objektin stërvitor të Ajaxit kur u kthye nga pushimet në fund të muajit të kaluar.
Por, gazeta holandeze AD ka raportuar se ai nuk ishte i pranishëm të shtunën kur Steijn organizoi seancën e tij të parë në grup të para-sezonit në fusha të jashtme.
I njëjti raportim shton më tej se Steijn dhe Ajax nuk presin ta shohin Timberin më tej, duke qenë se transferimi i tij te Arsenali është shumë afër. /Telegrafi/